💢Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA së bashku me Drejtorin e Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit Prof.Asc.Dr. Arben KAÇURRI morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Observatorit Europian të Sportit dhe Punësimit (EOSE – European Observatoire of Sport and Employment) të organizuar në datat 13-14 Dhjetor 2022, në Bukuresht – Rumani.
📌Me ftesë të Drejtorit Ekzekutiv të EOSE Z. Aurelien FAVRE, delegacioni i Universitetit të Sporteve të Tiranës gjatë Asamblesë së Përgjithshme ndoqi proçedurën e anëtarësit të universitetit tonë në EOSE.
📌 Më pas, delegacioni nga UST ishte pjesë e seminarit përkatës të anëtarëve, i cili kishte në fokus realizimin e studimeve dhe analizave për tregun e punës në fushën e sportit. Vullnetarizmi në sport dhe bashkëpunimi në të ardhmen në projekte dhe iniciativa të përbashkëta ishin gjithashtu pjesë e prezantimeve dhe diskutimeve të këtij seminari.