💢 Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Rektori Prof.Dr. Agron KASA mikpriten pranë ambjenteve të bibliotekës, mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë të kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z Edi RAMA me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Evis KUSHI, ministrave të tjerë të qeverisë dhe rektorëve të universiteteve shqiptare.
📌 Kryefjala e këtij takimi ishte ecuria e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, por gjithashtu pjesë të diskutimeve ishin edhe procesi i rankimit të universiteteve shqiptare si dhe rritja e pagave për stafin akademik.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *