Mbështetur në Vendimin e Rektoratit Nr.86, datë 14.05.2018 “Kërkesë për hapjen e konkursit për personel akademik me kohë të pjesshme, për lëndët “Sporte Ujore-Not” dhe “Kamping Veror (malor-bregdetar)”, për vitin akademik 2017-2018”, në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar që duan të aplikojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagog të jashtëm), se duke filluar nga data 14.05.2018 deri më 18.05.2018, duhet të dërgojnë më anë të shërbimit postar në Protokollin e Universitetit të Sporteve të Tiranës dokumentacionin përkatës.
- Curriculum Vitae (e detyrueshme)
- Diplomë dhe Certifikatë e notave të studimeve Bachelor (fotokopje e noterizuar) (e detyrueshme)
- Diplomë dhe Certifikatë e notave të studimeve Master i Shkencave ose DIND (fotokopje e noterizuar) (e detyrueshme)
- Certifikatën e gradës “Doktor i Shkencave” (nqse ka) (fotokopje)
- Dëshminë e titullit “Profesor i Asociuar” (nqse ka) (fotokopje)
- Dëshminë e titullit “Profesor” (nqse ka) (fotokopje)
- Fotokopje e kartës së identitetit (fotokopje) (e detyrueshme)
- Dëshmi penaliteti (vetëdeklarim) (e detyrueshme)
- Numrin e llogarisë bankare (nqse ka) (fotokopje)
- Vërtetim nga qendra e punës me lejen për t’u angazhuar si staf akademik me kohë të pjesshme pranë FVFR – UST (nqse është i punësuar)
- Vetëdeklarim në rast se është i/e papunësuar
- Librezë shëndetësore nga Drejtoria e Shëndetit Publik (dorëzohet nëse shpallet fitues)
Departamenti і Veprimtarisë Fizike, Rekreative e Turizmit
- 5 (pesë) personel akademik me kohë të pjesshme për lëndët “Sporte Ujore-Not” dhe “Kamping Veror (malor-bregdetar)”, ndër të cilët
- 2 (dy) të përzgjidhen për të dyja lëndët
- 1 (një) vetëm për lëndën “Sporte Ujore-Not”
- 2 (dy) vetëm për lëndën “Kamping Veror (malor-bregdetar)”
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Të ketë së paku gradën Master Shkencor
- Preferohen kandidatët me notën mesatare më të lartë
- Të zotërojë një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze)
- Të ketë njohuri të programeve bazë kompiuterike
- Preferohen kandidatët me grada dhe tituj shkencorë
- Preferohen kandidatët që kanë përvojë mësimdhënieje në IAL
- Vlerësohen kualifikime apo çertifikime të ndryshme që i përkasin lëndëve në të cilat aplikon.
- Preferohen kandidatët që kanë veprimtari shkencore si: referime, botime
- Preferohen kandidatë me moshë nën 40 vjeç dhe që kanë kualifikime në sport (e vlefshme veçanërisht për lëndën “Kamping Veror (malor-bregdetar)” për shkak të specifikave të domosdoshme për zhvillimin e kësaj lënde).
Vetem paketat e aplikimit të mbërritura me anë të shërbimit postar pranohen dhe data në vulën e Postës Shqiptare do të shërbejë për të përcaktuar respektueshmërinë e afatit të aplikimit të kandidatëve.
Në zarf duhet të shënohet adresa e sakte e aplikimit, Universiteti і Sporteve të Tiranës, Fakulteti ku konkuron, Departamenti, emri, mbiemri, Nr. telefonit dhe e-mail të konkurentit.
R E K T O R
Prof. Dr. Agron CUKA
Konceptoi: Specialiste: L. Shehu
Pranoi: Drejtore: F. Jasa
Miratoi: Administratore: M. Galushi
Numri і kopjeve origjinale : 3 (tre)