TAKIMI UNIVERSITAR BALLKANIK PËR SPORTIN DHE PROGRAMET EUROPIANE

💢Me ftesë të Rektorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA u rimblodhën pikërisht në kryeqytetin shqiptar bashkëpunëtorët europian të Universitetit të Romës “Foro Italico” e Universitetit të Vjenës, si dhe bashkëpunëtorët dhe kolegët ballkanik të Universitetit të Novi Sadit, Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë, Universitetit të Malit të Zi, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
🔶 Ky takim i rëndësishëm universitar ballkanik për sportin dhe programet evropiane u përshëndet dhe nga Znj. Albana TOLE – Zv/Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z.Fidel YLLI – President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar,  nga Z. Andi SEFERI – Nën/Kryetar i Bashkisë, Tiranë.
🔷 Në këtë takim u diskutua zhvillimi i disa nismave të përbashkëta në kuadër të Javës Europiane të Sportit në muajin shtator të këtij viti si dhe krijimi i nje network-u të universiteteve dhe fakulteteve të shkencave sportive në Ballkan, të cilat do të punojnë në të ardhmen në projekte në fushën e sportit dhe shëndetit dhe gjithpërfshirjen e komunitetit në to.
🔶 Ky network do të vijojë me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, i cili do të shtrihet edhe në vitet në vijim në krijimin e mundësive reciproke për stafin akademik dhe studentët për të shkëmbyer eksperienca në kuadër të projekteve dhe programeve të përbashkëta europiane.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.