Faza e dytë e regjistrimit të fituesve BACHELOR Viti Akademik 2013-2014 si për Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes ashtu edhe për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit është data 8-13 tetor 2013. Studenti duhet të regjistrohet online. Regjistrimi mund të kryhet kudo, nga çdo kompjuter, në UST ose edhe jashtë saj.
Regjistrimi online në UST do të kryhet në bibliotekën e UST ku do t’ju vijnë në ndihmë 2 laborantet.

KUJDES
: Lexoni fillimisht me vëmëndje Manualin e Regjistrimit online pastaj regjistrohuni. Vendosni të dhëna të sakta dhe me kujdes. Mbani mend të dhënat e Login pasi llogaria do të përdoret edhe në vazhdim.
Mbasi të kryeni regjistrimin online:
a.) Printoni DEKLARATËN (2 kopje).
b.) Printoni URDHËRPAGESËN BANKARE (2 kopje)

 

Dorëzimi i dokumentave do të bëhet tek sekretaria mësimore e Universitetit të Sporteve të Tiranës nga data 8 – 13 TETOR 2013. Dokumentat që duhet të dorëzohen tek sekretaria mësimore e UST janë :
1.) Fotokopje e kartës së identitetit
2.) 2 fotografi (4×6)
3.) Fatura për arkëtim (printohet online – 2 kopje)
4.) Mandat pagesa e tarifës së regjistrimit (2 kopje)
5.) Deklarata (e firmosur)
6.) Numër llogarie personal – Raiffeisen bank (të dhënat “IBAN, account number” të shkruhen me kompjuter në formatin A4).

Personat e kontaktit pranë Bibliotekës së UST:
Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes – Znj. Mimoza Kristo
Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit – Znj. Frida Sokoli

SHËNIM
: Tarifa e regjistrimit kushton 1600 lek.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *