Ministria e Arsimit dhe Sportit Udhëzim Nr. 24 datë 07.10.2016… Për më tepër klikoni këtu.
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike nga data 07 tetor 2016 deri në datën 12 tetor 2016. Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
- Diplomë, ose fotokopje e saj e njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë;
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA);
- Formulari i aplikimit (sipas formatit të Shtojcës Nr. 7, bashkëlidhur këtij Udhëzimi);
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
- Dy fotografi personale;
- Mandat pagesa prej 2500 lek.
Me vendim të Rektorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Cuka, gjuha e huaj për aplikimin në master profesional në të dy fakultetet nuk është kriter pranimi.