Ministria e Arsimit dhe Sportit Udhëzim Nr. 24/1 datë 12.10.2016… Për më tepër klikoni këtu.
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike deri në datën 20 tetor 2016. Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Diplomë, ose fotokopje e saj e njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë;
  • Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA);
  • Formulari i aplikimit (sipas formatit të Shtojcës Nr. 7, bashkëlidhur këtij Udhëzimi);
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  • Dy fotografi personale;
  • Mandat pagesa prej 2500 lek.

Me vendim të Rektorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Cuka, gjuha e huaj për aplikimin në master profesional në të dy fakultetet nuk është kriter pranimi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *