NJOFTIM!
Njoftohen të gjithë studentët e vitit të II-të dhe të III-të të Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit që afati i derdhjes se tarifës së shkollimit është deri më 31 Dhjetor 2015. Studentët që plotësojnë dokumentat për perjashtimin nga tarifa e shkollimit, do t’i dorëzojnë sipas formularit të hedhur në www.ust.edu.al deri më 30 Nëntor 2015 pranë Zyrës së Protokollit të UST-së.
Rikujtojmë studentët e vitit të I-rë të Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit që ka kaluar afati i derdhjes së tarifës së shkollimit dhe duhet ta kryejnë atë brenda datës 16 Tetor 2015.
REKTORATI

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *