Republika e Shqipërisë
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes

Dekanati

Tiranë, 11. 03. 2013

Nr.  21  Prot.
Lënda: Programi i Ri i Doktoraturës 2013 – 2015.

V E N D I M
Nr.  20 , dt. 11. 03. 2013
Mbi Hapjen e Fushatës së Rekrutimeve të Studentëve për Programin e Doktoraturës 2013 – 2015

Në bazë të VKM Nr. 24, datë 9. 01. 2013, programet e ciklit të tretë, të doktoraturës, në IAL për Vitin Akademik 2012 – 2013, i cili i akordon institucionit tone 13-të kuota të reja studimi (10 kandidat Shtetas Shqiptarë dhe 3 kandidat nga trojet), Dekanati i FSHL pasi mori miratimin me Vendimin Nr., 6, NrProt 223, date 4. 03. 2013, të Këshillit të Proferorëve të UST-së shpall sot me datë 11. 03. 2013, hapjen e fushatës për rekrutimin e kandidatëve për Programin e Doktoraturës në Shkencat Sportive 2013 – 2015, në fushat “Fiziologji e Ushtrimit”; “Biomekanikë e Ushtrimit dhe Sportit”; “Biologji-biokimi e Aplikuar në Aktivitetin Fizik dhe Sport”. Kjo fushatë do të përfundojë me datë 01. 04. 2013.
Ftohen të gjitë studentët kanditatë të aplikojnë me dosjet e tyre pranë Sekretarisë Mësimore të UST-së.
Dokumentacioni i kërkuar dhe kriteret e vlerësimit janë si më poshtë vijon:

1. KRITERET E PRANIMIT
a.
Kritere të Detyrueshme

*Diplomë e nivelit të dyte Master Shkencorë, DIND në Shkencat Sportive;
*Nota mesatare mbi 8(tetë) e ciklit të dytë ose DIND;
*Deshmi e Gjuhëve të huaja (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, rusisht) me deshmi
nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja të Universitetit të Tiranës;
*Dy letra reference nga anëtarë të Stafit Akademik të fushës me titull Prof.As.Dr. dhe Prof.Dr.;
*Udhëheqësi shkencor, deklarimi me shkrim i tij;
*Platforma e propozuar për disertacion në përputhje me fushat e studimit të programit
të doktoraturës;
*Vertetim të gjendjes gjyqësore.

b. Kriteret e Vlerësimit

Nr. Kriteri Pikë
1. Nota mesatare nga 8 në 10 vlerësohet Deri në 5 pikë
2. Staf Akademik i brendshëm i UST-së 15 pikë
3. Staf Akademik që është i përfshirë në mësimdhënie,programe të
ngjashme me ato të UST-së
10 pikë
4. Staf Akademik Universitar 5 pikë
5. Master EU në Shkencat Sportive dhe Aktivitetin Fizik Diplomat duhet të
jenë të njohura nga MASH)
7 pikë
6. Referime shkencore brënda vendit në konferenca, simpoziume,
kongrese të fushës përkatëse në nivelit akademik.
Referim / Poster (fotokopje të kopertinës të kapakut të procedingut,
të programit dhe të materialit) adresa elektronike
2 pikë autor i parë
1 pikë autor i dytë
7. Referime shkencore jashtë vendit në konferenca, simpoziume,
kongrese të fushës përkatëse në nivelit akademik.
Referim /Poster (fotokopje të kopertinës të kapakut të procedingut,
të programit dhe të materialit) adresa elektronike
4 pikë autor i parë
2 pikë autor i dytë
8. Botime në revista shkencore me bord editorial dhe me ISSN
brënda vendit. (fotokopje të kopertinës të kapakut të revistës, të
përmbajtjes së revistës dhe të materialit) adresa elektronike
3 pikë autor i parë
1 pikë autor i dytë
9. Botime në revista shkencore me bord editorial dhe me ISSN
jashtë vendit. (fotokopje të kopertinës të kapakut të revistës, të
përmbajtjes së revistës dhe të materialit) adresa elektronike
5 pikë autor i parë
2 pikë autor i dytë

Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.

DEKANI
Dr. Arben KAÇURRI
Zv. Rektor

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *