Njoftohen të gjithë studentët të tërheqin formularët “PRAKTIKË PËR PËRJASHTIM NGA PAGESA E TARIFËS SË SHKOLLIMIT” pranë Zyrës së Protokollit ose në sitin zyrtar të Universitetit të Sporteve të Tiranës www.ust.edu.al rubrika Studenti/Njoftime. Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës duhet të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat – Zyra e Protokollit deri në datën 30.11.2015. Pas këtij afati nuk do të pranohen dhe shqyrtohen aplikime për përjashtim nga tarifa e shkollimit.
REKTORATI