NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË PARË TË PËRBASHKËT PËR PROGRAME ME DIPLOMA TË DYFISHTA NDËRMJET UST DHE UNIVERSITETIT HUNGAREZ TË SHKENCAVE SPORTIVE
✍🏻🇪🇺Një delegacionit i nivelit të lartë të Universitetit të Sporteve të Tiranës mori pjesë në Ditët Ndërkombëtare 2024 të organizuara pranë Universitetit Hungarez të Shkencave Sportive në Budapest.
🇭🇺🤝🇦🇱Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar shënoi dhe nënshkrimin nga Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA dhe Rektori i Universitetit Hungarez të Shkencave Sportive Prof. Dr. Tamás STERBENZ, të MARRËVESHJES SË PARË TË PËRBASHKËT PËR PROGRAME ME DIPLOMA TË DYFISHTA në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.
📃Kjo marrëveshje, si e para në historinë e universitetit tonë është një hap i rëndësishëm për proçesin e ndërkombëtarizimit dhe reformimit të programeve tona të studimit drejt orientimit europian.