Në datën 03.05.2017 në ambjentet e Scuola dello Sport, Romë u nënshkrua marrëveshja bilaterale ndërmjet Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Scuola dello Sport “CONI” në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Delagacioni i UST-së përbëhej nga Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron Cuka, Zv Rektori Prof. Asc. Dr. Juel JARANI Ph.D. ,Dekani i Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes Prof. Dr. Bardhyl Misja si dhe Z. Kliton Muça menaxher projektesh pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Të pranishëm nga Scuola dello Sport ishin President i CONI Giovanni Malagò, Sekretari i Përgjithshëm i CONI Roberto Fabbricini si dhe drejtoresha e Scuola dello Sport “CONI” Rossana Ciuffetti.
Marrëveshja bilaterale e nënshkruar parashikon rritjen e cilësisë së mësidhënies, pjesëmarrjes në konferenca dhe seminare të organizuara nga të dyja palët si dhe shkëmbimin e lektorëve në organizimin e sesioneve apo kurseve shkencore.
Gjithashtu kjo marrëveshje u konkretizua me abonimin e UST-së në revistat periodike shkencore “SDS” si dhe librat periodike të botuara nga Scuola dello Sport “CONI”. Tashmë këto numra periodikë do të gjenden në biblotekën e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

            

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *