Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në zbatim të projektit “Mbështetje të masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, realizoi për studentët e Universitetin të Sporteve të Tiranës nje leksion të hapur të mbajtur nga Z. Gjergj Erebara në datë 04.12.2015. Projekti synon të mbështesë masat anti-korrupsion në vend, ndër të tjera rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi mjetet në dispozicion për luftimin dhe denoncimin e korrupsionit. Gjithashtu gjatë leksionit, u njoftua një konkurs idesh (ese) mes të rinjve mbi temën e anti-korrupsionit, prej të cilave dhjetë esetë më të mira do të prezantohen në një event kombëtar. Më pas autorët e tri eseve më të mira do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në një kurs veror në Akademinë Ndërkombëtare të Anti-korrupsionit (IACA).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *