Datat e regjistrimit të aplikantëve për konkursin e pranimeve në Universitetin e Sporteve të Tiranës (UST) për Vitin Akademik 2017-2018 janë 9-13 gusht 2017. Në datën 14 gusht 2017 do të bëhet shpallja e listave të aplikantëve të regjistruar në UST. Datat e konkursit praktik në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes (FSHL) janë 15-19 gusht 2017. Datat e konkursit praktik në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit (FVFR) janë 20-22 gusht 2017. Dokumentat që duhet të dorëzojë kandidati në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimive, UST janë:
- 2 fotografi dokumenti 4×6;
- Fotokopje kartës së identitetit;
- Mandat pagesa e tarifës së regjistrimit ;
- Kartela mjekësore.