Universiteti i Sporteve të Tiranës organizoi dhe mirëpriti në datat 3-4 Nëntor 2017 Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat Sportive “Sporti drejt së ardhmes”.
Kjo konference erdhi si domosdoshmeri pas shumë aktivitete kërkimore që tani po marrin një dimension global, e ku duhet të diskutoheshin qasjet pozitive ndaj nxitjes së praktikave më të mira të integritetit të hulumtimit duke bashkëpunuar fuqishëm me partnerët tanë në fushën e shkencave sportive.Ishin rreth 72 pjesëmarrës nga gjithë vendet e ballkanit, duke e bërë konferencën e të vetmit universitet sporti në Shqipëri vërtet ndërkombëtare, në të cilën të gjitha prezantimet u realizuan në gjuhë angleze.E organizuar në 5 seksione, të cilat u moderuan nga lektorët e huaj të ftuar si dhe nga lektorët e Universitetit të Sporteve të Tiranës, fushat kryesore ku u përqëndruan të gjitha punimet shkencore ishin: trajnimi dhe performance, aktiviteti fizik dhe shëndeti, legjislacioni dhe manaxhimi i sportit.Gjithashtu kjo konferencë ishte dhe një mundësi për të diskutuar pikat kryesore të politikave dhe strategjive të kërkimit shkencor dhe një inkurajim për të gjithë studiuesit e rinj të shkencave sportive.Qëllimi i kësaj konference ishte promovimi i kualitetit të edukimit fizik (përfshirë shëndetin, lëvizjen në lidhje me aktivitetin fizik, rekreacionin) gjithashtu dhe sporti vecanërisht në shkollat dhe institucionet e tjera arsimore, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike ditore dhe duke përmirësuar metodat për të jetuar shendetshëm gjatë gjithë jetës.Kjo konferencë siguroi një vitrinë për të gjitha zhvillimet në fushën e aktivitetit fizik dhe sportit duke mësuar dhe ndarë eksperiencat dhe leksionet më të mira më njëri-tjetrin.Aktiviteti Fizik ka një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe për këtë arsye kërkimi shkencor po rritet shpejt e universiteti jonë po jep kontributin e tij, por është e rëndësishme gjithashtu që në këto aktivitete ne kemi partnerë në Ballkan dhe Europë.