Instituti i Shkencave Informative, Maribor – Slloveni ofron
Biblioteka e Universitetit të Sporteve të Tiranës do të ngrihet së shpejti në nivel rajonal duke komunikuar me të gjitha bibliotekat që do të jenë ne rrjetin COBISS për të shkëmbyer literaturë dhe të dhëna mes tyre. Në këtë kuadër ofrohen bursa të plota të studimeve Master 2-vjeçar, i cili organizohet nga Universiteti i Shkodrës në bashkëpunim me Universitetin e Ljubjanës dhe Universitetin e Zadarit.
Aplikanti duhet të plotësojë këto kushte:
Të ketë mbaruar Universitetin e Sporteve të Tiranës ose të jetë në vitin e fundit të Studimeve Bachelor me mesatare mbi 8;
Të zotërojë gjuhën angleze (studimi do të jetë në gjuhën angleze);
Të jetë nën moshën 33 vjeç;
Pas mbarimit me sukses të Masterit i përzgjedhuri/e përzgjedhura do të punësohet me kontratë pranë bibliotekës së UST-së.
Të interesuarit të paraqiten pranë Znj.Safiola Shabanaj – Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun /UST
Aplikimet mbyllen ditën e Premte, datë 17 Maj 2013, ora 12:00
