HIDHET HAPI I PARË I BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS DHE FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT

Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA mirëpriti në një takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armand DUKA I cili shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm, Z. Ilir SHULKU. Gjatë këtij takimi Rektori i UST-së diskutoi më Presidentin e FSHF-së vendosjen e një ure bashkëunimi mes dy institucioneve për t’i shërbyer sa më mirë edukimit sportiv dhe profesioneve që i shërbejnë futbollit. Rektori i UST-së, Prof.Dr. Agron Kasa, falënderoi Presidenti Duka për vizitën dhe u shpreh i gatshëm për të hartuar një marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje jo vetëm me ofrimin e programeve akademik të orientuara në rritjen e nivelit të sportit shqiptar në përgjithësi e të futbollit në veçanti por gjithashtu ky bashkëpunimin do të preki dhe fusha të tjera siç janë investimet apo dhe organizmin e eventeve të përbashkëta sportive. Në përfundim të takimit Rektori Kasa dhe Presidenti Duka dhanë një prononcim për mediat, ku folën për detajet e takimit dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit institucional.






    

Blog Attachment