💢Universiteti i Sporteve të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin Europian të Madridit, hap programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë “Master Profesional në Trajnimi Sportiv dhe të Ushqyerit” pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes.
🎓 60 kredite (ECTS)
Kohëzgjatja: 1 vit akademik (2 semestra)
🌍 Gjuha e zhvillimit: Anglisht
📚 Formë studimi: Me kohë të plotë
🗓️ Afati i aplikimeve: 21 shtator deri më 5 tetor 2026
📌Në përfundim të programit, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë “Master Profesional në Trajnimi Sportiv dhe të Ushqyerit”, nga Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes i Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe fakulteti përkatës i Universitetit Europian të Madridit.
📌Programi ofron një formim të integruar në fushën e trajnimit sportiv dhe ushqyerit, duke ndërthurur përgatitjen akademike me perspektivën ndërkombëtare.
📌 Programi është miratuar me Urdhrin nr. 451, datë 04.09.2026, të Ministrit të Arsimit.
UST – destinacioni i studimeve tuaja!