SPORT ENCIKLOPEDI: Është një botim i ilustruar “enciklopedik” (i pari i këtij lloji) e cila ka si lajtmotiv “Sporti, fuqia që ndryshon botën” ku në formë enciklopedike përvec filozofisë së lëvizjes olimpike, jepen të dhëna mbi strukturat e sportit botëror e atij kombëtar; ecuria historike dhe menaxhuese e lëvizjes kombëtare sportive, nga fillimet e formimit të shoqërive sportive e deri në vitin ’90, më pas për situatën aktuale. Por vëndin më të rëndësishëm në këtë botim e zejnë 100 llojet e sporteve, klasifikimi i tyre sipas specifikave aplikuese, rregullat elementare teknike, klimaterike dhe profesionale për të cilat në formë encikolopedike, jepet historia e lindjes, e zhvillimit, e motivimit për cdo lloj sporti dhe grupe sportesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nëpërmjet këtij botimi atyre u jepet mundësia të njohin e ushtrojnë sa më shumë sporte; të vjetra e të reja, olimpike ose jo, dhe ato të sfidës. Ky botim u shërben studentëve të dy fakulteteve të universitetit tonë si lëndë kurikulare –Njohuri mbi sportet kombëtare e ndërkombëtare- Por në tërësi libri përcjell një mesazh mjaft të rëndësishëm vecanërisht për rininë shkollore, pë ata me të cilët studentët tanë do të punojnë, për ti paisur me një formim e kulturë të gjerë olimpike dhe sportive.

EDUKIMI LËVIZOR: “Edukimi Lëvizor-bazat e formimit tek moshat 3-16 vjec” është një tekst i ri, original, i hartuar për të gjithë studentët që ndjekin Universitetin, Institutet dhe Fakultetet e sportit por edhe për studentët e Fakultetit Pedagogjik, me qëllim që tu japë atyre bazat teorike e shkencore të edukimit lëvizor shumë të domosdoshme për lëndën e edukimit fizik në shkollë, vecanërisht për ciklin e ulët. Libri vjen në një kohë kur nevojat e edukimit dhe të formimit fizik të fëmijëve janë gjithmon në rritje; vlersuar kjo si në aspektin social ashtu dhe në atë professional. Problemet që hasen aktualisht në edukimin, arsimimin dhe zënjen e kohës së lirë të fëmijëve kërkon një angazhim edhe në fushën e sportit. Në këtë botim i është kushtuar kujdes i vecantë koncepteve, tezave dhe ligjësive biologjike, psikologjike, biomekanike dhe didaktike të zhvillimit fizik të fëmijëve, të cilat spjegojnë jo vetëm strukturën e lëvizjeve, por edhe të mësuarit specifik të veprimeve lëvizore. Gjithashtu për të nxitur të menduarit racional të studentëve, konceptet themelore dhe tezat bazë didaktike kapitujt janë formuluar me skema, diagrama, monograma, lojra dhe grupe ushtrimore e testuese që ilustrojnë më së miri gjithë kapitujt, nënkapitujt e këtij botimi.

Aktiviteti fizik dhe shëndeti 1: Tekst mësimor për nxënësin e klasës parë të ciklit të ulët në arsimin 9 vjecar, me autorë nga një grup petagogesh në UST. I hartuar për herë të parë në bazë të programit të edukimit fizik të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Aktiviteti fizik dhe shëndeti 6: Tekst mësimor për nxënësin e klasës së gjashtë të ciklit të ulët në arsimin 9 vjeçar, me autorë nga një grup petagogesh në UST. I hartuar për herë të parë në bazë të programit të edukimit fizik të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *