Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Universiteti i Sporteve i Tiranës (UST) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Marrëveshja u nënshkrua nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i ASHSH dhe prof. dr. Agron Kasa, Rektor.

Marrëveshja u firmos në praninë e akad.Vasil Tole zv.kryetar i ASH-së, akad. Shaban Sinani sekretar shkencor i ASH-së, akad.Pëllumb Xhufi drejtor i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASH), akad. Neki Frashëri drejtor i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike (ASH), si dhe prof. dr. Dhimitraq Prifti zv.rektor i UST-së,  prof. asc. dr. Arben Kacurri drejtor i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit dhe znj. Mirlinda Galushi administratore e UST-së.

Akad. Skënder Gjinushi tha se marrëveshja me Universitetin e Sporteve është në kuadrin e politikave të hapjes që kanë si UST, ashtu dhe Akademia, për bashkëpunim sa më të gjerë midis institucioneve të arsimit dhe të shkencës në Shqipëri. Është kënaqësi për ne që ne e zgjerojmë edhe jashtë sferës së deritanishme të bashkëpunimit. Ndoshta është marrëveshja e parë jona me Universitetin e Sporteve. Është shumë pozitive që edhe Universiteti i Sporteve si gjithë institucionet e arsimit të lartë, tashmë ka një fizionomi tjetër, ka një peshë tjetër në tërë formimin e kuadrove dhe specialistëve të lartë, por edhe në veprimtarinë kërkimore studimore të domosdoshme në fushën e shëndetit publik dhe të sportit në tërësi. Kjo e zgjeron mundësinë për një bashkëpunim konkret midis nesh.  

Rektori, prof. dr. Agron Kasa, falënderoi Akademinë e Shkencave dhe në mënyrë të veçantë kryetarin akad. Skënder Gjinushin për gatishmërinë e tyre për të krijuar hapësirën që Universiteti i Sportit për herë të parë në historinë e krijimit prej 60 viteve të nëshkruajë një marrëveshje të drejtëpërdrejtë me Akademinë e Shkencave. Nga kjo pikëpamje, tha ai, për Universitetin e Sporteve është një ditë e rëndësishme, e cila ne drejtuesve të institucionit na nxjerr përpara një program obligimesh që sapo u firmosën nga marrëveshja këtu në ASH.

Duke shprehur bindjen se një numër jo i vogël çështjesh dhe problemesh që kanë impakt kombëtar duhet patjetër që të kalojnë nëpër një projekt kërkimor shkencor me ASH, Rektori Agron Kasa tha se kërkimet shkencore për çështjet madhore që kanë lidhje me shëndetin publik dhe me shkencën e sportit për çështje që kanë të bëjnë me rritjen e shëndetshme të fëmijëve, me futjen e dhe rritjen shumë agresive të obezivitetit në Shqipëri, me rehabilitimin e personave për shkak të stilit të jetës që bëjnë, presin për t’u konkretizuar në projekte me Akademinë e Shkencave. Kjo marrëveshje do të japë një impakt, por ne do të bëjmë atë pjesë që na takon në zbatimin e këtyre projekteve, tha Rektori Kasa.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *