Kryebashkiaku i Tiranës Z. Erion VELIAJ së bashku me stafin e tij mirëpriti sot në një takim një delegacion nga Universiteti i Sporteve të Tiranës të kryesuar nga Rektori Prof.Dr. Agron KASA. Qëllimi i ketij takimi ishte diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit midis UST dhe strukturave apo agjensive në varësi të Bashkisë të Tiranës. Në fokus të bashkëbisedimit ishin praktikat profesionale të studentëve, investimet në terretet sportive, organizimi i eventeve sportive dhe rekreative, si dhe ndërmarrja e fushatave sensibilizuese për aktivitetin fizik në dobi të shëndetit.