Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr.Agron KASA firmosi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e UBT – Higher Education Institution Prof.Dr.Edmond HAJRIZI. Bazuar në parimin e interesit të ndërsjelltë, ky bashkëpunim synon shkëmbimin e stafit akademik dhe studenteve, pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta akademike e kërkimore si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta akademike dhe shkencore.