Universiteti i Sporteve të Tiranës organizoi në datat 5-6 Maj 2014 Konferencën e Parë Ndërkombëtare Shkencore të Shkencave Sportive, ‘’Drejt së ardhmes”. Programi shkencor i konferencës përfshinte 3 seksione tematikat e të cilave mbulonin kryesisht gjithë spektrin e shkencave sportive.
Në konferencë morën pjesë dhe prezantuan punimet e tyre në gjuhën angleze studiues jo vetëm nga Universitetet Shqiptare, por edhe ato të Italisë, Austrisë, Greqisë, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Çekisë, Serbisë.Lektor të ftuar ishin personalitete të nderuara europiane të Shkencave Sportive.