Njoftim mbi Urdhërin për miratimin e procedurave për aplikim dhe regjistrim në programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor” për kategori të veçanta kandidatësh në Universitetin e Sporteve të Tiranës, për vitin akademik 2023-2024. Për më tepër klikoni këtu .


DOKUMENTAT PËR TRANSFERIM STUDIMESH (APLIKIMI)
 

  1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës 3;
  2. Deklaratën sipas shtojcës 1;
  3. Planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
  4. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  5. Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së Maturës Shtetërore;
  6. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  7. 2 fotografi personale;
  8. Kopje të mandat pagesës.

*Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore Dixhitale të UST.

 

DOKUMENTAT  PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI (APLIKIMI) 

  1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës 3;
  2. Deklaratën sipas shtojcës 1;
  3. Kopje të njehsuar me origjinalin të diplomës dhe listës së notave/ suplementin e diplomës të studimeve të kryera më parë;
  4. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  5. Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së Maturës Shtetërore;
  6. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  7. 2 fotografi personale;
  8. Kopje të mandat pagesës.

*Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore Dixhitale të UST.

 

DOKUMENTAT PËR KANDIDATËT NGA TROJET (APLIKIMI)

  1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës 2;
  2. Deklaratën sipas shtojcës 1;
  3. Kopje të dokumentit të lëshuar nga QSHA që vërteton njohjen e diplomës të arsimit të mesëm;
  4. Kopje e njehsuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë dhe të përkthyer në gjuhën shqipe të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore ose qëndrore, të vendit ku ka kryer studimet e diplomës së Maturës Shtetërore;
  5. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  6. 2 fotografi personale;
  7. Kartelë Mjekësore (për konkursin praktik);
  8. Kopje të mandat pagesës.

*Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore Dixhitale të UST.

 

DOKUMENTAT PËR KANDIDATËT ME STATUSIN E PERSONIT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, ME STATUSIN E JETIMIT, SI DHE KANDIDATËT E PAKICËS ROME DHE EGJIPTIANE (APLIKIMI)

  1. Formulari i aplikimit sipas shtojcës 2;
  2. Deklaratën sipas shtojcës 1;
  3. Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së Maturës Shtetërore;
  4. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  5. 2 fotografi personale;
  6. Kartelë Mjekësore (për konkursin praktik);
  7. Kopje te mandat pagesës.
  • Kandidati me aftësi të kufizuar: Dorëzon dhe kopje të njehsuar me origjinalin të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) ose fotokopje të njehsuar me origjinalin të librezës përkatëse të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
  • Kandidati me statusin e jetimit: Dorëzon dhe kopje të njehsur me origjinalin e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga shërbimi social shtetëror.
  • Kandidati që i përket pakicave rome apo egjiptiane: Dorëzon dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton përkatësinë në pakicën rome apo egjiptiane.

*Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore Dixhitale të UST.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *