💢Sot, në ditën ndërkombëtare të autizmit, për herë të parë fëmijët të cilët vuajnë nga një çrregullim i spektrit autik dhe janë pjesë e Shoqatës “PROGETTO FILIPPIDE ALBANIA” së bashku më prindërit dhe trajnerët e tyre morën pjesë në maratonën – RUN FOR AUTISM 2023 të zhvilluar në Romë, Itali.
🏃🏻♀️🏃🏼 Pjesëmarrja e tyre u mundësua nga FONDACIONI PROGETTO FILIPPIDE, i cili pas një punë disa vjeçare me këta fëmi në mbarë botën, si dhe në bashkëpunim të ngushtë e me mbështetjen e UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS, tashmë zhvillon aktivitetin e tij dhe në Tiranë nëpërmjet “PROGETTO FILIPPIDE ALBANIA” pikërisht pranë ambjenteve të universitetit tonë.
🔅Mikpritja e jashtëzakonshme në kryeqytetit italian, i dha mundësi këtyre fëmijëve të veçantë jo vetëm mundësinë për të vrapuar e garuar në këtë maratonë unike por edhe të shfaqnin vlerat e tyre kulturore e folklorike shqipare.
👏🏻👏🏻 Një falenderim i veçantë shkon për Znj. Xhoana Nokaj – drejtuese e Progetto Filippide Albania, mësuesen Znj. Violeta Gjoni si dhe studentët e Universitetit të Sporteve të Tiranës Ambra, Marina, Kostandin, Kledian, Klaivi, Klevi për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur me këta fëmi të mrekullueshëm.