Programi i Studimit - Bachelor

Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në lidhje me shkencat sportive.

Programet e studimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës kanë 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja e tyre është 3 (tre) vite akademike.

 

1.Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes

Ofron 1 (një) program studimi në ciklin e parë Bachelor:

Bachelor në Shkencat e Lëvizjes 

 

2.Fakulteti i Vepritarisë Fizike dhe Rekreacionit

Ofron 2 (dy) programe studimi në ciklin e parë Bachelor:

  • Bachelor në Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe Rekreacionit
  • Programin e dyfishtë me Shkollën e Sportit të Rio Major, Portugali Bachelor në Aktivitete në Natyrë  dhe Turizëm Sportiv 

 

3.Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

Ofron 2 (dy) programe studimi në ciklin e parë Bachelor:

  • Bachelor në Shkenca Rehabilitimi
  • Programin e përbashkët me Universitetin e Katanzaros, Itali Bachelor në Dietologji