Rrugëtimi drejt dijes, për studentët që zgjodhën Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetin e Vempritarisë Fizike dhe Rekreacionit në Universitetin e Sporteve të Tiranës kaloi midis auditorëve, laboratorëve dhe gjithë infrastrukturës sportive, për t’u kurorëzuar më 14 Tetor 2022 në një mbasdite të dedikuar vetëm për ta.
Në fjalën e tij, Rektori Prof.Dr. Agron KASA përçoi mesazhet e duhura të këtij rrugëtimi dhe falenderoi për pjesëmarrjen e veçantë Ministren e Arsimit dhe Sportit znj. Evis KUSHI, Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel YLLI e të plot të ftuarve të tjerë si dhe të ish-studentëve të UST-së, duke uruar që sukseset për çdo student të vazhdojnë dhe në karrierën e tyre profesionale.
Por emocionet e vërteta u përcollën nga vetë studentët e Universitetit të Sporteve të Tiranës, të cilët nuk kursyen në asnjë moment mirënjohjen e sinqertë si për stafin akademik ashtu edhe për familjarët e tyre që kishin mbushur shkallët e Sallës së Lojrave “Feti Borova” të Parkut Olimpik.

 

 

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *