🇮🇹🤝🇦🇱Deputeti i Parlamentit Italian Giulio Sottanelli viziton Universitetin e Sporteve të Tiranës
💢Universiteti i Sporteve të Tiranës mirëpriti në një vizitë zyrtare deputetin italian Z. Giulio Sottanelli, i cili zhvilloi një takim me Rektorin e UST, Prof. Dr. Agron Kasa në prani të Zëvendës Ambasadorit të Ambasadës Italiane në Tiranë, Z.Pierluigi Simonetti, psikologes Klaudia Deda dhe me përfaqësues të stafit akademik dhe studentëve.
🔗Gjatë takimit u diskutua mbi rolin strategjik të arsimit të lartë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Itali dhe Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit akademik, shkëmbimeve ndërinstitucionale dhe zhvillimit të përbashkët.
🔗Në vlerësimin e tij, deputeti Sottanelli evidentoi Universitetin e Sporteve të Tiranës si një institucion në progres e të orientuar drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit, veçanërisht në fushat e fizioterapisë, shkencave të lëvizjes dhe aktivitetit fizik dhe rekreacionit. Ky progres pasqyron qartë dinamikën e zhvillimit të arsimit të lartë shqiptar dhe afrimin e tij me standardet evropiane.