Hapet proçesi i aplikimit për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve (PART – TIME) për të dy fakultetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës.Kandidati duhet të ketë dhënë lëndët me zgjedhje.
Regjistrimi bëhet tek sekretaria mësimore e UST nga DATA 7 – 11 TETOR 2013, ORA 12.00 – 15.00.
Dokumentat që duhet të ketë kandidati janë :
* Diploma e shkollës së mesme dhe lista e notave e noterizuar
* Kartela mjeksore e plotësuar
* 2 foto dokumenti (4×6)
* Fotokopje e kartës së identitetit ose pashaportës biometrike
* Mandat pagesa e konkurimit prej 5000 lek
Për kandidatët që e kanë fakultet të dytë përveç dokumentave të mësipërme duhet dorëzuar diploma dhe lista e notave e noterizuar e fakultetit të parë.
Shënim: Formulari i kartelës mjeksore tërhiqet tek sekretaria mësimore e UST-së.
Formulari i pagesës tërhiqet tek zyra e llogarisë e UST-së.