Fakultetet e UST do të afishojnë në datën 10 gusht 2018 në mjediset e tyre dhe në faqen zyrtare elektronike listën e aplikantëve për konkurim.
Datat e regjistrimit të aplikantëve për konkursin e pranimeve për Vitin Akademik 2018-2019 të jetë 13-16 gusht 2018, nga ora 9.00-16.00 (aplikantët para se të bëjnë pagesën duhet të verifikojnë emrin në listat e afishuara në UST).
Shpallja e listave të aplikantëve të regjistruar për konkurim në UST do të bëhet në datën 18 gusht 2018.
Datat e konkursit praktik në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes do të jenë 20-23 gusht 2018.
Datat e konkursit praktik në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të jenë 24-26 gusht 2018.
Dokumentat që duhet te ketë kandidati për regjistrim për konkurs: – 2 fotografi dokumenti 4×6 – Fotokopje e kartës së identitetit – Mandat pagesa e tarifës së konkurimit – Kartela mjekësore
Të dhënat për Rregulloren e konkursit, testeve praktike, kartelës mjekësore dhe fatura e tarifës konkurimit gjënden në faqen zyrtare të UST.
Brenda datës 27 Gusht 2018, Dega e Informacionit Studentor dhe Rregjistrimeve do të afishojë dhe publikojë listën e renditjes së aplikantëve duke përdorur si element identifikues vetëm ID e tyre.