Republika e Shqipërisë
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
Dekanati
Tiranë, 11. 03. 2013
Nr. 21 Prot.
Lënda: Programi i Ri i Doktoraturës 2013 – 2015.
V E N D I M
Nr. 20 , dt. 11. 03. 2013
Mbi Hapjen e Fushatës së Rekrutimeve të Studentëve për Programin e Doktoraturës 2013 – 2015
Në bazë të VKM Nr. 24, datë 9. 01. 2013, programet e ciklit të tretë, të doktoraturës, në IAL për Vitin Akademik 2012 – 2013, i cili i akordon institucionit tone 13-të kuota të reja studimi (10 kandidat Shtetas Shqiptarë dhe 3 kandidat nga trojet), Dekanati i FSHL pasi mori miratimin me Vendimin Nr., 6, NrProt 223, date 4. 03. 2013, të Këshillit të Proferorëve të UST-së shpall sot me datë 11. 03. 2013, hapjen e fushatës për rekrutimin e kandidatëve për Programin e Doktoraturës në Shkencat Sportive 2013 – 2015, në fushat “Fiziologji e Ushtrimit”; “Biomekanikë e Ushtrimit dhe Sportit”; “Biologji-biokimi e Aplikuar në Aktivitetin Fizik dhe Sport”. Kjo fushatë do të përfundojë me datë 01. 04. 2013.
Ftohen të gjitë studentët kanditatë të aplikojnë me dosjet e tyre pranë Sekretarisë Mësimore të UST-së.
Dokumentacioni i kërkuar dhe kriteret e vlerësimit janë si më poshtë vijon:
1. KRITERET E PRANIMIT
a. Kritere të Detyrueshme
*Diplomë e nivelit të dyte Master Shkencorë, DIND në Shkencat Sportive;
*Nota mesatare mbi 8(tetë) e ciklit të dytë ose DIND;
*Deshmi e Gjuhëve të huaja (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, rusisht) me deshmi
nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja të Universitetit të Tiranës;
*Dy letra reference nga anëtarë të Stafit Akademik të fushës me titull Prof.As.Dr. dhe Prof.Dr.;
*Udhëheqësi shkencor, deklarimi me shkrim i tij;
*Platforma e propozuar për disertacion në përputhje me fushat e studimit të programit
të doktoraturës;
*Vertetim të gjendjes gjyqësore.
b. Kriteret e Vlerësimit
Nr. | Kriteri | Pikë |
1. | Nota mesatare nga 8 në 10 vlerësohet | Deri në 5 pikë |
2. | Staf Akademik i brendshëm i UST-së | 15 pikë |
3. | Staf Akademik që është i përfshirë në mësimdhënie,programe të ngjashme me ato të UST-së |
10 pikë |
4. | Staf Akademik Universitar | 5 pikë |
5. | Master EU në Shkencat Sportive dhe Aktivitetin Fizik Diplomat duhet të jenë të njohura nga MASH) |
7 pikë |
6. | Referime shkencore brënda vendit në konferenca, simpoziume, kongrese të fushës përkatëse në nivelit akademik. Referim / Poster (fotokopje të kopertinës të kapakut të procedingut, të programit dhe të materialit) adresa elektronike |
2 pikë autor i parë 1 pikë autor i dytë |
7. | Referime shkencore jashtë vendit në konferenca, simpoziume, kongrese të fushës përkatëse në nivelit akademik. Referim /Poster (fotokopje të kopertinës të kapakut të procedingut, të programit dhe të materialit) adresa elektronike |
4 pikë autor i parë 2 pikë autor i dytë |
8. | Botime në revista shkencore me bord editorial dhe me ISSN brënda vendit. (fotokopje të kopertinës të kapakut të revistës, të përmbajtjes së revistës dhe të materialit) adresa elektronike |
3 pikë autor i parë 1 pikë autor i dytë |
9. | Botime në revista shkencore me bord editorial dhe me ISSN jashtë vendit. (fotokopje të kopertinës të kapakut të revistës, të përmbajtjes së revistës dhe të materialit) adresa elektronike |
5 pikë autor i parë 2 pikë autor i dytë |
Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
DEKANI
Dr. Arben KAÇURRI
Zv. Rektor