🏃🏻‍♀️🏃‍♂️Në datë 4 qershor 2023 u zhvillua maratona “RUN FOR AUTISM TIRANA 2023”, ku të gjithë pjesëmarrësit vrapuan 5 km përreth Liqenit Artificial të kryeqytetit tonë.
💢Kjo garë sensibilizuese për autizmin u organizua gjatë 🇮🇹 Javës së Kulturës Italiane në Tiranë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Ambasadës Italiane në Tiranë, Progetto Filippide dhe ndihmën e Universitetit të Sporteve të Tiranës.
📌Gjatë ceremonisë së hapjes përshëndetën këtë maratonë: Presidenti i Fondacionit “Progetto Filippide” Z. Nicola PINTUS, Ambasadori Italian në Tiranë Z. Fabrizio BUCCI, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA, Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Z. Taulant STËRMASI dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion VELIAJ, të cilët falenderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe inkurajuan realizimin e  aktiviteteve ndërgjegjësuese për autizmin.
👏🏻Një falenderim i sinqertë shkon për gjithë skuadrën e Universitetit të Sporteve të Tiranës të angazhuar në këtë maratonë, veçanërisht për studentët Ambra, Marina, Kostandin, Kledian, Klaiv dhe Klevi, të cilët në bashkëpunim me Progetto Filippide Albania tashmë punojnë pranë fëmijëve speciale dhe familjeve të tyre.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *