🇦🇱🤝🇧🇬 Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA dhe stafi i tij mikpritën sot në ambjentet e universitetit një delegacion zyrtar nga Akademia Kombëtare e Sportit “Vassil Levski”- Sofje, Bullgari të kryesuar nga Rektori Prof. Nikolay IZOV.
✍🏻Kjo vizitë e homologëve bullgarë në UST kishte për qëllim kryesor nënshkrimin e një marrëveshje të re bashkëpunimi në kuadër të proçesit të ndërkombëtarizimit duke përfshirë në të:
📌 angazhimin në realizimin e programeve të përbashkëta të studimit;
📌 implementimin e projekteve në fushën e kërkimit shkencor;
📌shkëmbimin e stafit dhe studentëve;
📌 transferimin e dijeve, shkëmbimin e informacioneve dhe realizimin e publikimeve në revista shkencore me faktor impakti;
📌 organizimin e aktiviteteve akademike si seminaret e konferenca.
💢Duke vlerësuar rëndësinë e vizitës së delegacionit nga Akademia Kombëtare e Sportit “Vassil Levski” në universitetin tonë, gjatë takimit zyrtar mori pjesë dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Z. Ivaylo KIROV së bashku me Z. Asen PACHEV – Këshilltar për Kulturën dhe Edukimin në ambasadë.

          

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *