🇮🇹🇦🇱Gjatë çeljes së vitit të ri akademik, Universiteti “Gabriele d’Annunzio”- Pescara, Itali organizoi ceremoninë e nderimit të veçantë me “Urdhrin e Minervës” për Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi RAMA. Pjesë e delegacionit shqiptar, pjesëmarrës në këtë ceremoni solemne ishte edhe Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof. Dr. Agron KASA.