🇮🇹✍🏻🇦🇱Gjatë vizitës të delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof. Dr. Agron Kasa dhe Rektori i Universitetit “Gabriele D’Annunzio” të Chieti-t Prof. Sergio Caputi nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.

💢 Kjo marrëveshje hap rrugën për organizimin e dy programeve të përbashkëta në ciklin e dytë të studimeve (master) dhe projekteve kërkimore – shkencore me interes reciprok.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *