NËNSHKRUHET AKT-MARRËVESHJA PËR TRAJNIMIN DHE ÇERTIFIKIMIN E ROJEVE BREGDETARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NDËRMJET UST DHE QKUM
✍🏻 Rektori i Unversitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtarë të Urgjencave Mjekësore Z. Skënder BRATAJ firmosën në ambjentet e kësaj qendre AKT-MARRËVESHJEN PËR TRAJNIMIN DHE ÇERTIFIKIMIN E ROJEVE BREGDETARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
💢 Kjo akt-marrëveshje erdhi si rezultat i propozimit të adresuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke krijuar kështu një kurrikul të plotë për formimin e rojeve bregdetare dhe për plotësimin e nevojave të sezonit turistik duke respektuar të gjitha parashikimet ligjore.
📌Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore do të angazhojnë të gjitha burimet e tyre njerëzore dhe kapacietet infrastukturore për realizimin me sukses të trajnimit dhe çertifikimin e rojeve bregdetare.