SHAPE Project 


Titulli i projektit :
SHAPE “Sport, Health, and the People - A Western Balkan University Network”.

Akronimi i Projektit : SHAPE

Ky projekt synon të ndërtojë një Rrjet Universitar mbi Sportin në Ballkanin Perendimor, ku do të hartohen e ndërmerren veprime të përbashkëta, në përputhje me kontekstin evropian dhe rekomandimet e BE-së, për të promovuar një mënyrë jetese aktive në komunitet dhe në zhvillimin e rajonit.
Konsorciumi ka 8 partnerë nga e gjithë Evropa dhe parashikohet të zgjasë 3 vjet.
  • Data e fillimit të projektit: Janar 2024
  • Data e përfundimit të projektit: Janar 2027
Objektivat specifike:
  • Të trajnojë profesionistë të kualifikuar sportiv në fusha specifike sportive për nevoja të ndryshme;
  • Të promovojnë shëndetin personal;
  • Të promovojë vlera të përbashkëta si gjithëpërfshirja, barazia, siguria apo ndërgjegjësimi mjedisor, duke kontribuar në këtë mënyrë në jetën e komunitetit dhe zhvillimit paqësor shoqëror;
  • Të promovojë një përpjekje kolektive, gjithëpërfshirëse për të përdorur potencialin e madh të sportit, për të ndihmuar zhvillimin e rajonit.

Rezultatet e pritshme të projektit:

  • Krijimi dhe organizimi i Rrjetit Universitar të Ballkanit Perëndimor për Sportin;
  • Organizimi i Javës Ballkanike të Sportit;
  • Projektimi dhe menaxhimi i Ekosistemit Dixhital;
  • Përpilimi i një raporti mbi kurrikulat aktuale të Shkencave Sportive në rajon;
  • Hartimi, fillimi dhe zbatimi i një Programi Studimi të Avancuar.

Thirrje e hapur për blerje pajisjesh për PROJEKTIN SHAPE. Për më tepër klikoni këtu .