IN-FORMS Project 

Tryeza Kombëtare mbi Punësimin në Sport & Aktivitetet Fizike

Në kuadër të zbatimit të Projektit Europian IN-FORMS “Improving employability in sport through investigating, promoting and supporting innovative forms of employment in Europe” Universiteti i Sporteve të Tiranës organizoi me sukses në datë 22 shtator 2025, Tryezën e Rrumbullakët Kombëtare me temë: “Sigurimi dhe Zgjidhjet e Reja në Punësimin në Sport dhe Aktivitetet Fizike”, një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të stafit profesionist në fushën e sportit në Shqipëri.

Kjo tryezë u hap nga Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA me pjesëmarrjen e: Zv. Ministrit të Sportit Z. Endri Hoxha, përfaqësuesëve të: federatave shqiptare sportive, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Bashkisë së Tiranës, organizatës Special Olimpik dhe ekspertëve nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, duke sjellë në vëmendje:

Gjendjen aktuale në vend për punësimin në sport;

✅ Sfidat në punësimin në sektorin e sportit;

✅ Modele të reja dhe zgjidhje konkrete për përmirësimin e punësimit në këtë sektor.

Projekti IN-FORMS koordinohet nga Observatori Europian i Punësimit në Sport (EOSE) me pjesëmarrjen e 11 partenerëve nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj tryeze partnerët ndërkombëtar realizuan:

- Prezantimin e organizatës “Observatori Europian i Punësimit në Sport (EOSE)” nga Aurélien Favre – Drejtori Ekzekutiv i saj,

- Prezantimin e statistikave aktuale europiane për punësimin në sektorin e sportit nga Wojciech Wasniewski - Koordinator i Projekteve dhe Kërkimit Shkencor EOSE

- Prezantimin e gjetjeve dhe arritjeve dhe prespektivave për punësimin në sektoerin e sportit në kontekstin europian sipas Projektit IN-FORMS nga Geoff Carroll - Drejtor i Zhvillimit të Kapaciteteve Njerëzore EOSE.

Ndërkohë, Holtion Orhani – staf kërkimor shkencor pranë UST prezantoi situatën aktuale në Shqipëri të identifikuar nëpërmjet Projektit IN-FORMS dhe sfidat për të ardhmen e punësimit në sektorin e sportit. Me pas u zhvillua një debat konstruktiv nga të pranishmit ne këtë tryezë për realitetin dhe prespektiven e aferme në Sektorin e Sportit në Shqipëri.

Takimi i rradhës i Projektit “IN-FORMS” në Francë 

Delegacioni i Universitetit të Sporteve të Tiranës, i përbërë nga Rektori Prof.Dr. Agron KASA dhe Zv/Rektori për anën shkencore Prof.Dr. Arben KAÇURRI, mori pjesë në takimin e rradhës të të partnerëve të Projektit Europian IN-FORMS, i cili u zhvillua më 8–9 tetor 2025La Rochelle, Francë, nën organizimin e Fédération Nationale Professionnelle des Structures du Loisirs Sportif (FNPSL) dhe në bashkëpunim me EOSE (European Observatoire of Sport and Employment). 

Ky takimi mblodhi përfaqësues nga 9 vende europiane – ndër to Shqipëria, Greqia, Franca, Portugalia, Holanda, Polonia, Luksemburgu, Suedia dhe Belgjika – për të diskutuar mbi format inovative të punësimit në sektorin e sportit dhe mënyrat për të forcuar profesionalizimin dhe qëndrueshmërinë e punësimit në këtë sektor në nivel europian. 

Takimi kishte për qëllim: 

  • Shqyrtimin e arritjeve të fazes së parë të projektit, përfshirë publikimin e Raportit Europian të Kërkimit mbi Sfidat e Punësimit në Sport; 
  • Diskutimin e draftit të dokumentit të politikave (Policy Paper) me rekomandime për zhvillimin e punësimit në sport në nivel kombëtar dhe europian; 
  • Analizimin e rezultateve nga konsultimet kombëtare dhe ato në nivel BE; 
  • Planifikimin e fazës së tretë të projektit, e cila do të përqendrohet në zbatimin praktik të rezultateve përmes udhëzuesve (“roadmaps”), mjeteve dixhitale dhe trajnimeve për ekspertët e inovacionit në punësim. 

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e UST propozuan mundësinë që rekomandimet e projektit IN-FORMS të përdoren në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sportit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e integrimit të formave të reja të punësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe botës akademike për garantimin e cilësisë së profesionalizmit në sektor. 

Gjatë këtij takimi u arrit në konkluzionet:  

  • Në të gjitha vendet pjesëmarrëse u vu re mungesë e njohurive dhe praktikave të unifikuara për punësimin në sport, si dhe nevojë për mbështetje institucionale dhe ligjore. 
  • Format më tërheqëse të punësimit për aktorët e sportit ishin “employee sharing” dhe “intermittent permanent employment”, të cilat kërkojnë përshtatje në kuadrin ligjor kombëtar. 
  • Partnerët theksuan rëndësinë e dialogut social, të përfshirjes së përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punonjësve, si dhe lidhjen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. 

Në muajt në vijim, konsorciumi do të finalizojë Policy Paper në të gjitha gjuhët e vendeve partnere dhe do të fillojë fazën e tretë të projektit me krijimin e “roadmaps” praktike, mjetit dixhital dhe kursit online për inovacion në punësim në sektorin e sportit. 

Projekti IN-FORMS (Innovative Forms of Employment in Sport), i financuar nga Komisioni Europian (Erasmus+ Sport), synon të promovojë modele të reja, fleksibël dhe të qëndrueshme punësimi në sport, duke ndihmuar institucionet, organizatat sportive dhe profesionistët e fushës të përshtaten me tregun modern të punës. 

Takimi në La Rochelle u shoqërua me një atmosferë bashkëpunuese dhe aktivitete sociale, që forcuan lidhjet midis partnerëve dhe angazhimin për zbatimin e suksesshëm të projektit në nivel europian. Për më tepër klikoni linkun https://www.eose.org/informs_research_report/