Z. Erlin Samimi
Drejtor në Drejtorinë e Zhvillimit të Programeve dhe Digjitalizimit të Shërbimeve Akademiko-Shkencore
Erlin Samimi ka lindur në Berat – Shqipëri, është i martuar dhe babai i një vajze.
Ai u diplomua pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë.
Mbas disa eksperiencave si informaticien në disa firma private, në korrik 2010 bëhet pjesë e Universitetit të Sporteve të Tiranës me detyrën Specialist IT. Në vitin 2018 emërohet Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë këtij universiteti dhe në vitin 2021 emërohet Drejtor i Zhvillimit të Programeve dhe Digjitalizimit të Shërbimeve Akademiko-Shkencore në Rektoratin e UST-së.
Ai ka realizuar disa trajnime brenda dhe jashtë vendit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të objekteve sportive.
Z. Samimi është angazhuar gjithashtu edhe në projekte ndërkombëtare si: Projekti Erasmus+ TEAVET “Zhvillimi i aftësive të mësuesit për një sistem gjithëpërfshirës të edukimit dhe aftësimit profesional në Shqipëri” dhe aktualisht është anëtar i Projektit Erasmus+ EntrAl – “Aftësitë sipërmarrëse – për një arsimim modern në Shqipëri”.
Ai ka qënë dhe vazhdon të jetë anëtar i Bordit Editorial të revistës periodike informative e promovuese FOKUS -UST dhe është përgjegjës teknik për Qëndrën e Trajnimeve dhe Formimit të Vazhduar në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Zotëron gjuhën italiane dhe angleze.
SEKTORËT
- Sektori i Teknologjisë së Informacionit
- Sektori i Sekretarisë Mësimore Digjitale
- Qendra e Trajnimeve dhe Formimit të Vazhduar
KONTAKT
- Nr. Tel. +355 4 2226652
- E-mail esamimi@ust.edu.al