Informacion

Znj. Manjola Xhaxho
Kryetare e Degës së Bibliotekës Shkencore dhe Digjitale

Znj.  Manjola Xhaxho ka lindur në Tiranë, është e martuar dhe nënë e dy vajzave. Është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në degën Inxhinieri “ Agromjedisi dhe Ekologji”. Ka  filluar punë në vitin 1993 si personel administrativ pranë ILKF “ Vojo Kushi “, më pas AEFS “ Vojo Kushi” dhe sot Universiteti i Sporteve të Tiranës. Në vitin 2010 fillon punë pranë bibliotekës Shkencore në pozicionin e Klasifikatores. Që nga viti 2010 e në vazhdim është Kryetare Dege e Bibliotekës Shkencore e Digjitale të Universitetit. Ka kryer Shkollën 2- vjecare Kombëtare në  Bibliotekonomi  dhe gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë në shume Konferenca e  trajnime në fushën e Bibliotekonomisë. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Biblioteka e Universiteti të Sporteve të Tiranës është biblioteka më e vjetër e sportit në Shqipëri. Ashtu si dhe bibliotekat e tjera universitare ajo ka si mision të mbështesë proçesin mësimor në universitet duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të universitetit.Fillimin e vet kjo bibliotekë e shënon më vitin 1961, vit në të cilin është krijuar Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Si fond fillestar biblioteka ka pasur fondin e Teknikumit të Fiskulturës.Fondi i Bibliotekës së Universitetit të Sporteve përmban materiale të shumëllojshme si libra, gazeta, revista, dizertacione, mikro-teza, material audiovizuale, atlase etj. Fondi i bibliotekës pasurohet vazhdimisht si nga pedagogët e UST-së ashtu edhe nga projekte të ndryshme.Projekti Tempus “Sport Science Curricula in Albania and the Bologna Process Tempus JEP Sept 2006 – Aug 2008” ka pasuruar bibliotekën me materiale të shumëllojshme, të gjitha literaturë bashkëkohore të fushave të ndryshme sportive si: (volejboll, futboll, basketboll, gjimnastike, atletike, not, tenis, danc etj), fushës mjekësore, të kërkimit shkencor, manaxhimit sportiv etj.Koleksionit të bibliotekës i bëhet përpunimi shkencor bibliografik sipas standardeve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo – Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemi Decimal i Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification), Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD (International Standard Bibliographic Description).Së fundmi është krijuar Katalogu Online nëpërmjet integrimit të sistemeve OPEN SOURCE.

KONTAKT
Tel: +355 4 2226652
E-mail: mxhaxho@ust.edu.al