Zv. Rektor për anën mësimore - Universiteti i Sporteve të Tiranës
Prof. Dr. Dhimitraq Prifti
Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1979. Në vitet 1979-1982 ka punuar si mjek i përgjithshëm në fshatin Zall-Bastar, Tiranë. Në vitet 1983-1985 ka punuar si mjek në repartin e urgjencës pranë Poliklinikës Qëndrore, Tiranë. Nga viti 1985 dhe në vazhdim ka punuar si pedagog pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës, institucion në të cilin ka kryer funksione të ndryshme si Përgjegjës Seksioni, Përgjegjës Moduli, Shef Departamenti i Mjekësisë Sportive etj. Në vitin 1996 fiton gradën shkencore “Doktor”. Në vitin 2011 mori titullin “Profesor i Asociuar”. Në vitin 2020 mori titullin “Profesor”.
KONTAKT
Nr. Tel | +355 4 2226652 |
dhprifti@ust.edu.al |