Akronimi i Projektit: IN-FORMS
Tryeza Kombëtare mbi Punësimin në Sport & Aktivitetet Fizike
Në kuadër të zbatimit të Projektit Europian IN-FORMS “Improving employability in sport through investigating, promoting and supporting innovative forms of employment in Europe” Universiteti i Sporteve të Tiranës organizoi me sukses në datë 22 shtator 2025, Tryezën e Rrumbullakët Kombëtare me temë: “Sigurimi dhe Zgjidhjet e Reja në Punësimin në Sport dhe Aktivitetet Fizike”, një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të stafit profesionist në fushën e sportit në Shqipëri.
Kjo tryezë u hap nga Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA me pjesëmarrjen e: Zv. Ministrit të Sportit Z. Endri Hoxha, përfaqësuesëve të: federatave shqiptare sportive, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Bashkisë së Tiranës, organizatës Special Olimpik dhe ekspertëve nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, duke sjellë në vëmendje:
Gjendjen aktuale në vend për punësimin në sport;
✅ Sfidat në punësimin në sektorin e sportit;
✅ Modele të reja dhe zgjidhje konkrete për përmirësimin e punësimit në këtë sektor.
Projekti IN-FORMS koordinohet nga Observatori Europian i Punësimit në Sport (EOSE) me pjesëmarrjen e 11 partenerëve nga vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë kësaj tryeze partnerët ndërkombëtar realizuan:
- Prezantimin e organizatës “Observatori Europian i Punësimit në Sport (EOSE)” nga Aurélien Favre – Drejtori Ekzekutiv i saj,
- Prezantimin e statistikave aktuale europiane për punësimin në sektorin e sportit nga Wojciech Wasniewski - Koordinator i Projekteve dhe Kërkimit Shkencor EOSE
- Prezantimin e gjetjeve dhe arritjeve dhe prespektivave për punësimin në sektoerin e sportit në kontekstin europian sipas Projektit IN-FORMS nga Geoff Carroll - Drejtor i Zhvillimit të Kapaciteteve Njerëzore EOSE.
Ndërkohë, Holtion Orhani – staf kërkimor shkencor pranë UST prezantoi situatën aktuale në Shqipëri të identifikuar nëpërmjet Projektit IN-FORMS dhe sfidat për të ardhmen e punësimit në sektorin e sportit. Me pas u zhvillua një debat konstruktiv nga të pranishmit ne këtë tryezë për realitetin dhe prespektiven e aferme në Sektorin e Sportit në Shqipëri.