TAKIM ME ZV/MINISTREN E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Në vijim të takimit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi RAMA me Rektorët e Universiteteve Shqiptare, Zv/Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Bora Muzhaqi organizoi sot një takim me Rektorin e UST-së Prof.Dr. Agron KASA. Fokusi i këtij takimi ishte ngritja dhe riorganizimi i shoqatave sportive universitare pranë çdo universiteti shqiptar, duke hartuar dhe një plan konkret për tu zbatuar brenda muajit qershor.
Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA gjeti mbështetjen e Zv/Ministres MUZHAQI që sporti universitar tashmë duhet të parë si pjesë e jetës së çdo studenti dhe kjo do të jetë një nga sfida kyesore të çdo universiteti shqiptar.