Rektori

agron-kasa-768x640

Rektor - Universiteti i Sporteve të Tiranës

Prof.Dr.  Agron Kasa

Agron Kasa është Rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës nga viti 2020 e në vijim.
Ka mbaruar studimet në Edukim Fizik dhe Shkenca Sportive dhe është “Doktor i Shkencave” në Aktivitetin Fizik, si dhe mban titullin “Profesor” nga viti 2015. Lektor i Teorisë dhe Metodologjisë së Stërvitjes Sportive që prej vitit 1987 e në vijim.
Gjatë viteve ka mbajur pozicione institucionale si vijon:

  • Drejtues i Departamentit të Shkencave Profesionale dhe Edukative.
  • Drejtues i Departamentit të Teorisë dhe Metodologjisë së Aktivitetit Fizik.
  • Bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Shkencave.
  • Anëtar i Komisionit për Edukimin Fizik dhe Sportet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
  • Dekan i Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit.
  • Anëtar i Senatit Akademik dhe Kryetar aktual i Senatit Akademik të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
  • Anëtar i CANFITPRO (Canadian Fitness Professionals).

Ai është autor i artikujve shkencorë në revista të indeksuara, tekstesh universitare, programe të lëndëve, i kurrikulave të edukimit fizik dhe sporteve në nivele të ndryshme të arsimit.
Ka mbajtur leksione në institucione dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka qënë anëtar dhe koordinator në projekte kërkimore shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si:

  • Tempus Project BALKANSPORT “Harmonizing Sport Science Curricula in the Balkans in the EU Perspective”;
  • Tempus Project SPEED “Sport Professions – Education, Employment, Development in the Balkan Region”;
  • Erasmus+ Project EntrAL “Entrepreneurial skills for a modern education in Albania”.

Ndër vite ai ka fituar një ekspertizë specifike në fushën e shkencës së trajnimit dhe sportit, duke e zhvilluar kërkimin e tij në fushën e stërvitjes dhe në studimin e efekteve të ngarkesës fiziologjike në të mirë të shëndetit dhe performancës sportive.

 

KONTAKT

Nr. Tel +355 4 2226652
E-mail akasa@ust.edu.al