Aplikimi i studentëve të cilët duan të transferojnë studimet, nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë që u është hequr liçenca në Universitetin e Sporteve të Tiranës, do të kryhet nga data 29 shtator 2014 deri në datën 3 tetor 2014 ora 12:00.
- Informacion i detajuar i proçedurës së transferimit të studimeve.
- Fatura e arkëtimit për transferim studimesh prej 3000 lekë (një kopje e mandat pagesës duhet të përfshihet në dosjen e aplikimit).
- Testet praktike që zhvillohen në të dy fakultetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës.