D E K R E T
PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 23, pika 2, të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës,
D e k r e t o j:

Neni 1
Zoti Vejsel Rizvanolli, emërohet rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8163 Tiranë, më 10.05.2013

Presidenti i Republikës
Bujar NISHANI

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *