Periudha e regjistrimit për kandidatët fitues në UST për Vitin Akademik 2017-2018 do të jetë 29-30 gusht 2017 (brenda 48 orëve). Kandidatët që nuk paraqiten brenda këtij afati, e humbin të drejtën e regjistrimit dhe vendet e tyre zëvendësohen nga kandidatët e tjerë poshtë vizës. Dokumentacioni që duhet të dorezojnë kandidatët fitues (personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë) në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, UST është si më poshtë:

  1. Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë biometrike).
  2. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë së bashku me çertifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në MAS.
  3. Deklaratën e paraqitur në shtojcën 3 të Udhëzimit Nr. 15 datë 19.05.2017 të MAS e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore.
  4. Mandat arkëtimin e Tarifës së regjistrimit të fituesve për Vitin Akademik 2017-2018 prej 2000lek (shkarkoni Tarifën  këtu).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *