Periudha e regjistrimit për kandidatët fitues në Universitetin e Sporteve të Tiranës për Vitin Akademik 2019-2020 do të jetë 02-03 shtator 2019, nga ora 08.00 deri në orën 16.00. Kandidatët që nuk paraqiten brenda këtij afati, e humbin të drejtën e regjistrimit dhe vendet e tyre zëvendësohen nga kandidatët e tjerë poshtë vizës. Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët fitues (personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë) në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, UST është si më poshtë:
1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë biometrike)
2. Fotokopje e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave
3. Mandat arkëtimin e Tarifës së Regjistrimit të fituesve për Vitin Akademik 2019-2020