Kriteret për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve për studimet e Ciklit të Dytë Master Profesional me Kohë të Plotë për Vitin Akademik 2016-2017 në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes janë si më poshtë:
- Nota mesatare e ciklit të studimeve Bachelor;
- Në rastet kur rezultojnë kandidatë me mesatare te barabartë të ciklit të studimeve Bachelor do të merret në konsideratë mesatarja e studimeve të shkollës së mesme;
- Prioritet kanë kandidatët që kanë mbaruar studimet në ciklin Bachelor në FSHL në sistemin Full-Time;
- Në rast se do të rezultojnë vënde të mbetura bosh, pas klasifikimit sipas rendit zbritës të kandidatëve të Pikës 3, prioritet do të kenë kandidatët që kanë përfunduar studimet në ciklin Bachelor në sistemin Part-Time, pranë FSHL, sidomos ata kandidatë të cilët kanë përfunduar studimet para vitit akademik 2015-2016;
- Për studentët e sistemit Part-Time klasifikimi do të bëhet mbi bazën e notës mesatare të studimeve të ciklit Bachelor sipas rendit zbritës.