Prof. Asc. Dr. Robert Çitozi
Zv/Rektor për anën mësimore
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Robert Çitozi ka lindur më 14.04.1966 në Tiranë. Është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Arsimin e mesëm e përfundoi në Shkollën e Mesme Teknologjike për Teknologji Kimike. Në 1989 diplomohet në ILKF “Vojo Kushi”, si mësues i edukimit fizik në specialitetin sporte ndeshëse dhe që nga viti 1989 (me disa vite shkëputje), punon si pedagog pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës. Me kalimin e viteve ai u kualifikua e çertifikua në fushën e dietologjisë sportive dhe të sporteve të rralla e të aventurës. Ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në Dhjetor 1995 duke mbrojtur disertacionin mbi aftësitë koordinative në sportet e luftimit. Ka fituar titullin Profesor i Asociuar në 02.03. 2015. Është autor i parë i librit “ Bazat e Dietologjisë Sportive”.Prej vitit 2010 me krijimin e UST-së, në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit mbulon lëndët: Dietologjia dhe Aktiviteti Fizik dhe Sporti, Animacion, Sporte të Rralla Rekreative, Ngarkesa Fizike e të Ushqyerit, Dietologji e Fiziologji e Aplikuar si dhe ka drejtuar prej shumë vitesh aktivitetet në natyrë apo outdoor.
Shkarko të plotë CV
Zv/Rektori për punën mësimore ndjek…
KONTAKT
Cel. 00 355 69 36 96 467
Nr. Tel +355 4 2226652
E-mail rcitozi@ust.edu.al